VIDEO/ Çelet ekspozita 'Tuesday Blues' e Idlir Dikut, piktorit që shpërfaq ndjeshmëritë e thella

VIDEO/ Çelet ekspozita 'Tuesday Blues' e Idlir Dikut, piktorit që shpërfaq ndjeshmëritë e thella

12:50, 06/10/2021

"Tuesday blues" është ekspozita e piktorit dhe grafistit të ri Idlir Diku, çelur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Diku heq çdo barrierë mes punimeve dhe dashmarisëve duke luajtur me ngjyrat, ndërsa profesorët e artit vlerësojnë simbolikat e fshehta.

Nga SYRI TV.

Shpirti shfaqur mrekullisht në telajo, trazirat deri te përjetimet më të ngrohta vijnë përmes ekspozitës "Tuesday Blues" të piktorit dhe grafistit të ri Idlir Diku. Punimet që rrokin stinët, portretet që tregojnë përmes detajesh vrullin e jetës deri te shqetësimet më të qenësishme të njeriut vijnë përmes formash e ngjyrash qartë si drita. Diku heq çdo barrierë për të krijuar një lidhje bashkëvepruese të punimeve me dashamirësit e artit.

Punimet që mësuesi i tij i cilëson si agresive, nuk kanë një paramendim për ndërthurjen e ngjyrave, ato vijnë krejt rastësisht.

I njohur me punimet e Idlir Dikut, piktori Abaz Hado u ndal te thellësia e simbolikës së pikturave.

Ekspozita "Tuesday blues" do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar për dy javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco