Pyteja që kërkon përgjigjje: A është Facebook i sigurt?

Pyteja që kërkon përgjigjje: A është Facebook i sigurt?

20:46, 05/10/2021

Çdo pretendim se ky është një sulm hakerësh për shkak të ngecjes së Facebook, Instagram dhe WhatsApp është hedhur poshtë. Drejtori i infrastrukturës foli gjithashtu nga kompania, dhe njoftimi aludon se përdoruesit janë ende të sigurt.

Për shkak të vonesës së platformave tona, ju kërkojmë falje të gjithë personave dhe kompanive që na besojnë, deklaroi drejtori i infrastrukturës në Facebook, Santos Janardan.

Menaxhmenti i kompanisë Facebook njoftoi se shkaku i bllokimit gjashtë-orësh të aplikacioneve Facebook, WhatsApp dhe Instagram ishte rezultat i një konfigurimi të gabuar dhe se nuk kishte prova që të dhënat e përdoruesit ishin vjedhur.

Drejtori i infrastrukturës i Facebook, Santos Janardan, tha se problemi shkaktoi gjithashtu një bllokim të sistemit operativ të kompanisë dhe e bëri edhe më të vështirë zgjidhjen e krizës.

Facebook u përgjigj: Na vjen keq, për shkak të vonesës së platformave tona, ne kërkojmë falje për të gjithë personat dhe kompanitë që na besojnë”, tha Janardan.

Ai hodhi poshtë pretendimet e medias në lidhje me vjedhjen e të dhënave të hakerëve nga përdoruesit e platformave Facebook, WhatsApp dhe Instagram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco