Twitter dhe Google nuk përmbahen, tallen me Facebook dhe Whatsapp

Twitter dhe Google nuk përmbahen, tallen me Facebook dhe Whatsapp

20:30, 04/10/2021

Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger kanë pësuar një defekt këtë pasdite duke ndaluar së funksionuari. Kjo duket se është kriza më e rëndë për gjigantin Facebook ndër vite.

Për të qetësuar përdoruesit, Facebook dhe mediat e saj kanë reaguar në rrjetin social rival Twitter. Ata thonë se po punojnë për të rregulluar defektin.

Por mijëra komentues kanë shpërthyer në ironi. Kësaj ironie nuk i janë ndarë as vetë Twitter dhe gjiganti tjetër, Google.

Në një postim të shkurtër ironik, Twitter shkruan në llogarinë e tij: “Përshëndetje në kuptimin e plotë të fjalës për gjithësecilin prej jush”.

Kësaj ironie i është përgjigjur Whatsapp, që shkruan poshtë postimit thjesht: “Përshëndetje”.

Kurse Google India shkruan në postim: “Ok, kush e ndezi opsionin ‘Mos e Fshij’ (DND)”.

Të tjerë komentues thonë se tani e kuptojnë sa e rëndë është situata kur një kompani ka në pronësi gjithçka. Facebook është akuzuar se ka krijuar një situatë monopol duke pasur në gjirin e saj emra të tillë si Whatsapp dhe Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco