Shteti mbi familjen, shqiptarët si irlandezët, por pa vepra artistike për historinë e ngjashme

Shteti mbi familjen, shqiptarët si irlandezët, por pa vepra artistike për historinë e ngjashme

12:54, 01/10/2021

Nuk ka më keq se kur në luftë bashkëkombasit gjenden në anë të kundërta dhe vriten mes veti - do të thoshit. Në realitet ka edhe më keq dhe kjo ndodhë kur anëtarët e një familjeje vriten mes veti.

Në filmin 'The Ëind That Shakes the Barley' (Era që tundë elbin) që paraqet luftën e irlandezëve për pavarësi, vëllau e vret vëllaun. Vrasja do të ishte më e lehtë sikur të kishte ndodhur në luftim të dyanshëm dhe nga plumbat që vijnë nga ana tjetër e llogoreve. Por, jo. Këtu vrasja e vëllaut është ekzekutim, me revole në kokë dhe që të dy vëllezërit e shohin këtë akt si të domosdoshëm. Ndarja është aq e madhe sa që ka krijuar distancë në të cilën lidhja mes vëllezërve më nuk ekziston.

Vrasja paraqet kulmin e ndarjes politike me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes britanikëve dhe irlandezëve. Njëri krah politik nuk e pranon marrëveshjen për pavarësi për shkak se e konsideron gjysmake. Ky është krahu nga i cili lindi IRA. Krahu tjetër që e pranon marrëveshjen janë anëtarët që perfaqësojnë shtetin e sapoformuar irlandez.

Vëllezërit O'Donovan gjenden në anë të kundërta. Damien (Cillian Murphy) rebelohet edhe kundër shtetit të ri irlandez. Krijohen dy palë që njëra tjetrën e quajnë tradhëtarë. Kur Damien burgoset, vëllau i tij, Teddy (Pádraic Delaney), tashti zyrtar i lartë, detyrohet të merr masa për mbrojtjen e shtetit. Mbrojtja është e pakompromis dhe nënkupton edhe vrasjen e vëllaut. Asgjë nuk ka vlerë më shumë se shteti dhe sakrifica për te është e madhe sa që i shkelë edhe parimet e institucionit më të vjetër - familjen.

Ky është shembull brutal, por nuk ka se si tregohet ndryshe kjo e vërtetë. Dëshiron ta shkelësh familjen dhe ta avansosh shtetin apo ta favorizosh familjen dhe të mbetesh nën sundim britanik?

Shqiptarët, sidomos ata të Kosovës, kanë kaluar nëpër histori të ngjashme me irlandezët. Por, shqiptarët, jo që nuk kanë filma ku trajtohet kjo dilemë, por nuk kanë as romane e asnjë lloj literature serioze të kësaj natyre.

Daut Dauti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco