Emërohet U.D i Drejtorit të Operës së Kosovës.

Emërohet U.D i Drejtorit të Operës së Kosovës.

11:31, 30/09/2021

Është emrëruar ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës, Meriton Ferizi, shkruan Syri.net Kosova.

Gjithashtu është emëruar edhe Këshilli  përgatitor për inicimin dhe funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi.

Njoftimi i plotë:

Z. Meriton Ferizi është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Operës së Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Operës ushtron të gjitha të drejtat dhe obligimet e përcaktuara për pozitën e Drejtorit të Operës së Kosovës, veçanërisht inicion, zhvillon dhe administron të gjitha procedurat për krijimin e kushteve të nevojshme të të punësuarve në institucionin e Operës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu është emëruar Këshilli  përgatitor për inicimin dhe funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës.

Këshilli ka këtë përbërje:

Merita Juniku,

Inva Mula,

Dardan Selimaj,

Rreze Kryeziu Breznica,

Besa Luzha,

Edon Ramadani,

Mehdi Uka.

Këshilli përgatitor është i mandatuar të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë për funksionalizimin e institucionit të Operës së Kosovës, duke përfshirë organizmin e brendshëm, hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, krijimin  e kushteve adekuate infrastrukturore për punë, planin vjetor të punës etj.

Bashkangjitur gjeni dy vendimet e plota:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco