Zhiti: Kam shkruar gjithë jetën, jap një copëz Shqipërie kudo që shkoj

Zhiti: Kam shkruar gjithë jetën, jap një copëz Shqipërie kudo që shkoj

22:48, 28/09/2021

Shkrimtari Visar Zhiti, në një intervistë në emisionin A Show me moderatorin Adi Krasta, foli për jetën e tij dhe raportin me Shqipërinë.

Zhiti theksoi se ka shkruar gjithë jetën, duke shtuar se e ndjen veten një copëz Shqipërie, kudo që shkon.

“Unë kisha babanë aktor në një estradë province dhe si fëmijë e ndiqja, e shikoja. Më lindi pasioni për teatrin, por biografia ime nuk ishte e mirë e nuk provova. Kam shkruar dramë si adoleshent, kam shkruar gjithë jetën. Nuk ka ndarje mes meje dhe Shqipërisë, jam një copëz Shqipërie kudo që shkoj. Pjesën e mirë të saj e mbaj si të mirë dhe pjesën e keqe të saj e mbaj si pjesë që e vuaj e përpiqem ta shoh sa më mirë.

Dostojevski e shpjegon shumë mirë jetën e burgut, siç ishte një pjesë e jetës sime në burg, prej politikës. Mendoj se njeriu e ka të mirën dhe të keqen, shoqëria është ajo që të bën të aktivizosh të mirën ose të keqen. Ne bëmë luftë klasash, e ne mbajtëm hebrenjtë, po ne jemi, këta shqiptarë jemi. Ne bëmë atë që është biblike. Këta shqiptarë bënë luftë klasash, duke ardhur në pushtet një bandë, që e kemi edhe sot. Komunizmi është antibiologjike. Si shkrimtar, Kadare europianizoi letërsinë shqiptare”, deklaroi Zhiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco