Përfundoi me sukses Summer Cult VIII

Përfundoi me sukses Summer Cult VIII

11:09, 28/09/2021

Festivali i përvitshëm që mbahet në Prishtinë, Summer Cult, u mbajt këtë fundjavë me 25 shtator, në Prishtinë, duke e gjallëruar jetën artistike në kryeqytet në këtë kohë pandemie.

Summer Cult VIII, është organizuar në hapësirat te Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Teatër, pikturë, muzikë, është koncepti i njohur tashmë i këtij aktiviteti, që u jep mundësi artistëve të rinj të shprehin talentin e tyre.

Drejtoresha artistike e Summer Cult, regjisorja Elmaze Nura, tha për Syri.net se kjo ngjarje tradicionale tashmë, është një mundësi e mirë për artistët që të shprehin kapacitetin e tyre, të promovohen e të motivohen në procesin krijues.

Si çdo edicion tjetër, edhe kësaj here ka pasur risi në prezantimin e produkteve artistike të artistëve të rinj, çka është edhe qëllimi kryesor i ngjarjes.

Në edicionin e sivjetëm, që është i teti, është shfaqur performanca teatrore “Procesi –Viti 0). Autore është Mërgime Jetishi, regjinë e ka bërë Gëzim Hasani, ndërsa interpretojnë Valdrin Qamil Osmani dhe  Fitore Rama.

Gëzim Hasani, që është edhe koordinator i Summer Cult, u shpreh se Summer Cult është ndër ngjarjet e rralla artistike, ku artistët e rinj mund të shfaqin talentin e tyre.

Duke respektuar masat kundër Covid-19, artistët kanë performuar  dhe kanë shkëmbyer përvojat mes tyre.

Si në edicionet e kaluara, nuk kanë munguar piktorët dhe muzikantët, që gjithashtu kanë demonstruar përmes pikturës dhe këngës, aftësitë e tyre.

Summer Cult VIII u mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Komuna e Prishtinës.

No description available.

No description available.No description available.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco