Vetë e zbuluan, por kinezët ndalojnë përdorimin e TikTok për të miturit

Vetë e zbuluan, por kinezët ndalojnë përdorimin e TikTok për të miturit

19:27, 26/09/2021

Të miturit në Kinë, mund t’i thonë lamtumirë edhe pjesës të rrjeteve sociale. 

ByteDance, shoqëria krijuese e platformës së suksesshme TikTok, ka deklaruar se të rinjtë nën 14-vjeç nuk do të kenë më mundësi të hyjnë më në versionin kinez të aplikacionit, i quajtur Douyin.

Më të vegjlit do të kalojnë në një version të përgatitur enkas, të fokusuar në art, histori dhe shkencë dhe kompania ka siguruar se do të shtojnë mënyra që të pengojnë mundësinë e falsifikimit të moshës.

Përdorimi i rrjeteve sociale nga ana e të miturve është kthyer në problem social, edhe për fushatën zgjedhore, ku presidenti Xi Jinping që po tenton të mbetet në pushtet duke rikthyer disa parime më konservatore tek shoqëria kineze, dhe duke ulur ndikimin e shfaqjeve perëndimore.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco