Filmi biografik për Princeshën Diana, publikohet traileri i parë i plotë (Video)

Filmi biografik për Princeshën Diana, publikohet traileri i parë i plotë (Video)

18:29, 26/09/2021

Është publikuar traileri i parë i plotë i filmit biografik të Princeshës Diana, i titulluar Spencer. Filmi përshkruan mbretërinë e vonë gjatë tre javëve të vitit 1991, derisa Princsha Diana ishte gati të përfundonte martesën e saj me Princin Charles.

Në trailerin e parë të publikuar muajin e kaluar, Kristen Stewart, aktorja që luan rolin e Dianas, shihet duke u mbyllur në një banjo, e ka edhe një montazh që portretizon atë duke u ndjekur nga fotografët paparacë.

Në trailerin e fundit të plotë, Diana shihet edhe duke luftuar për të përballuar familjen mbretërore ndërsa martesa e saj prishet. 

Ka edhe skena të portretizuara ku shfaqen fëmijët e saj, William dhe Harry, shkruan Independent.

Spencer gjithashtu shfaq Jack Farthing si Princi Charles,Timothy Spall luan Nënën Mbretëreshë dhe Sean Harris kuzhinierin mbretëror.

Filmi është drejtuar nga Pablo Larraín dhe shkruar nga Steven Knight.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco