Summer Cult mbahet për herë të tetë

Summer Cult mbahet për herë të tetë

15:45, 24/09/2021

Festivali i përvitshëm që mbahet në Prishtinë, Summer Cult, sivjet organizohet sërish, duke gjallëruar jetën artistike në kryeqytet.

Summer Cult VIII, është ngjarja e planifikuar në fundjavë në hapësirat te Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Teatër, pikturë, muzikë, është koncepti i njohur tashmë i këtij aktiviteti, që u jep mundësi artistëve të rinj të shprehin talentin e tyre.

Në edicionin e sivjetëm, që është i teti, do të prezantohet shfaqja “Procesi –Viti 0). Autore është Mërgime Jetishi, regjinë e ka bërë Gëzim Hasani, ndërsa interpretojnë Valdrin Qamil Osmani dhe  Fitore Rama.

Të shtunën me 25 shtator, duke respektuar masat kundër Covid-19, artistët do të kenë rastin të performojnë dhe të shkëmbejnë përvojat mes tyre.

Summer Cult VIII mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Komuna e Prishtinës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco