Hapet pas 5 vitesh, Teatri i Operas dhe Baletit në Shqipëri

Hapet pas 5 vitesh, Teatri i Operas dhe Baletit në Shqipëri

17:39, 16/09/2021

Pas pesë vitesh Tetari i Operas dhe Baletit me një mbrëmje gala, inauguroi ambientet e reja të Godinës e në të njëjtën kohë i hapi rrugën sezonit të ri artistik.

Në tapetin e kuq parada e personaliteteve të ftuar, që tregonin protagonizmin me veshjet e tyre, nuk ishin vetëm nga bota e artit, ndonëse këta të fundit ishin të paktë në numër.

Mbrëmja e shumëpritur solli një nga emrat më të mirë operistikë, Placido Domingon, dhe sopranon e mirë njohur Ermonela Jahon, ndërsa në ekranin e vendosur jashtë institucionit nuk u transmetua asnjë moment nga shfaqja për ata që mbrëmjen kishin zgjedhur ta kalonin jashtë me miqtë.

Inaugurimi i shtĂ«pisĂ« sĂ« re tĂ« shumĂ« pritur tĂ« artistĂ«ve, nisi me njĂ« dokumentar tĂ« gjatĂ«, ku rrĂ«fehej puna e madhe dhe dĂ«shirĂ«n e artisteve pĂ«r ambiente bashkĂ«kohore, pĂ«r t’ia lĂ«nĂ« mes padurimit radhĂ«n artistĂ«ve, shkruan euronews.al.

Shfaqja nisi me balet, për të vijuar me operën e parë shqiptare, Mrikën, e për ta ja lënë radhën pjesëve të tjera të punuara nga repertori botërore, dhe performancën artistëve të mbrëmjes.

Zhani Ciko, ish-drejtor i këtij teatri dhe artisti tregon përshtypjet e tij, për mbrëmjen.

“PĂ«rshtypja Ă«shtĂ« e mirĂ« nga e gjithĂ« kjo shfaqje”, theksoi ai.

Edhe sonte, Tetari i Operas do të dhurojë një tjetër mbrëmje gala, teksa tashmë sytë do të mbesin tek prodhimi artistik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco