Bashkëshortja me dedikim prekës, kujton fjalët e fundit të Adem Mikullovcit në një vjetorin e vdekjes

Bashkëshortja me dedikim prekës, kujton fjalët e fundit të Adem Mikullovcit në një vjetorin e vdekjes

16:38, 15/09/2021

Sot janë bërë një vit nga vdekja e Adem Mikullovcit.

Në këtë përvjetor të parë të vdekjes së tij, nuk ka munguar një dedikim nga bashkëshortja e tij Lumnija.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook, bashkëshortja e të ndjerit shkruan se fjalët e fundit të tij ishin pikërisht emri i saj, Lumnijes.

Tutje ajo ka kujtuar momentet e fundit me të ndjerin, derisa shkruan se dashuria dhe vdekja janë dy mysafirë të paftuar.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Një kujtesë që dhemb😪

Në një vjetorin e vdekjes.

Me 15.09.2020 në ora 00:20′ i mbylle sytë përgjithëmon Adem.

Fjala e fundit ishte;” LUME” Kërkove ndihm. Por unë në at çastë u ndjeva e pafuqishme të,
të ndihmoj sikur shumë hera tjera. Sa dhimbje ndjeva në ato momente në mesnatë, ishim vetëm ” Ti dhe Unë “për një çastē në mendjën t’ime defiluan vitet e jetuara, u ndjeva aq e vrarë sa fjalët e lotët nuk më dilnin. E kuptova që Vdekja na i ndau rrugët, për tu ribashkuar përgjithēmon …

Sonte një vitë qëndrova afër trupit t’ënďë të pa jetë. Sonte i shfletova fotot tuaja të disa roleve që i interpretove në teatër e film. Sa kujtime ngërthein në vete.

Kto foto më kthyen ne kohën e kohës te karierës Artistike dhe po i ndaj për adhurusit e tu që të qëndruan besnik edhe pas vdekjes.Ju faliminderoj secilin nga ju, për ngushëllimet dhe respektin e juaj .

Dashuria dhe vdekja janë dy mysafirë të paftuar,njëra ta merrë zemrën dhe tjetra ta merr jetën….Kjo është jeta.
-”
-E lumtur që “Ike në përjetësi Faqebardhë”
Me mall: Unë dhe djali Besniku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco