Kryengritja e Postribës në 1946 dhe pushkatimi pa gjyq i dhjetëra 'armiqve të popullit'

Kryengritja e Postribës në 1946 dhe pushkatimi pa gjyq i dhjetëra 'armiqve të popullit'

09:30, 09/09/2021

Sot përkujtohet Kryengritja e Postribës.

Kryengritja e Postribës, më 9 shtator 1946, është një nga lëvizjet e para të armatosura antikomuniste, njofton Muzeu Historik Kombëtar.

Elita e qytetit të Shkodrës, antikomunistët e vërtetë dhe nacionalistët nga fshatrat e Shkodrës morën pjesë në këtë lëvizje që ka vlera të mëdha në planin lokal, kombëtar, politik dhe gjeopolitik. Kryengritja e Postribës kishte premisat strategjike për t’u shtrirë si kryengritje e përgjithshme. Pra, ishte një kryengritje e mirëstudiuar e cila do të sillte rrëzimin e diktarturës.

Një grup rreth 200 vetash të drejtuar nga Jub Kazazi dhe Osman Haxhia, sulmuan kazermat ushtarake dhe ndërtesat qeveritare, por pa sukses.

Pas shtypjes së kryengritjes nisën edhe proceset ndëshkimore gjyqësore të shkëputura nga njëra-tjetra, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve.

Në gjyqet e para ajo që konstatohet është se përveç të dyshuarve si kryengritës, ka një numër të madh klerikësh dhe intelektualësh të Shkodrës.

Ditën e parë, në një fushë afër qytetit u ekzekutuan njëzet e tetë veta, u pushkatuan pa faj e pa gjyq shumë fshatarë, u dogjën shumë shtëpi. Ky akt guximtar u bë shkak “të pastrohej” gjithë qyteti i Shkodrës nga elementët “armiq të popullit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco