Vin Disel bën ndryshimin drastik, aktori i 'Fast and Furious' nuk njihet nga kilogramët e tepërta

Vin Disel bën ndryshimin drastik, aktori i 'Fast and Furious' nuk njihet nga kilogramët e tepërta

20:33, 08/09/2021

Aktori i njohur Vin Disel ka ndryshuar shumë në pamje. Ai është parë me kilogramë të shtuara teksa ishte me pushime me jahtin e tij luksoz në Portofino të Italisë.

Ylli i “Fast and the Furious” më parë pranoi se ishte në gjendje të fshinte komentet negative të trupit sepse fiziku i tij i tonifikuar është vlerësuar për vite me radhë, pasi ai deklaroi: “Unë kam trupin më të mirë në New York City për dekada me radha”.

Duke u relaksuar në kuvertë, Vin, merrte rreze diellit ndërsa u pa i zhveshur, ndërkohë që aktorja e “Mad Max”, Paloma, 38 vjeçe, mbante një mbulesë prej sateni me stil.

Zoe, 43 vjeçe, kishte veshur një bluzë të bardhë me mëngë të gjata, ndërsa artisti 42-vjeçar Marco kishte veshur gjithashtu një bluzë të bardhë.

Vin, i cili luan së bashku me Zoe -n në vazhdimin e ardhshëm të filmit “Avatar”, dukej në humor të mirë para se të qetësohej në ujë.
Ylli i “Riddick” kishte veshur një palë mbathje të bardha noti, ndërsa tregonte pa hezitim trupin e tij.

Kjo paraqitje e tyre vjen pasi grupi shijuan së bashku një darkë në fshatin bregdetar, një ditë pasi Zoe bëri një paraqitje glamuroze e veshur me një fustan të kuq të markës ‘Dolce & Gabbana’ në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten mbrëma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco