Më në fund gati! Publikohet traileri i filmit 'No Time To Die'

Më në fund gati! Publikohet traileri i filmit 'No Time To Die'

15:21, 01/09/2021

 

“No Time To Die” është vonuar në mënyrë të përsëritur për shkak të pandemisë COVID-19.

Filmi do të publikohet në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar më 30 shtator dhe në të gjithë ShBA-në me 8 tetor, shkruan DailyMail.

Por, pas më shumë se 18 muaj vonesë, ‘trailer’-i përfundimtar për shfaqjen e fundit të Daniel Craig si Agjenti 007 ka mbërritur dhe më në fund të gjitha detajet janë gati.

Po ashtu për filmin “No Time To Die” është konfirmuar edhe data e shfaqjes në kinema, e qe do të publikohet më 30 shtator.

Ai fillon me shprehjen: ”Pritjet kanë mbaruar”. Craig shihet duke dalë ballë për ballë me armikun Ernst Stavro Blofeld, rol ky që luhet nga Christoph Waltz.

Duket se armiqtë e vjetër madje mund të detyrohen të krijojnë një aleancë të pakëndshme.

“James, fati na tërheq përsëri së bashku. Tani armiku juaj është armiku im”, thotë Blofeld.

”Si ndodhi kjo?”, Bond përgjigjet me buzëqeshjen e tij tashmë të njohur: “Epo, ju jetuat mjaft gjatë” – këto janë vetëm disa nga skenat e filmit që mezi pritet nga adhuruesit e serive të James Bond.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco