Dy kosovarë sjellin poezinë ‘Kroi i fshatit tonë’ si projekt të përbashkët muzikor

Dy kosovarë sjellin poezinë ‘Kroi i fshatit tonë’ si projekt të përbashkët muzikor

22:55, 31/08/2021

Dy këngëtarë Kosovar kanë sjellur një ripërpunim modern të poezisë së Lasgush Poradecit “Kroi i fshatit tonë”. Është fjala për këngëtaren Mimoza Hajdini e cila jeton në Montreal, Kanada, e cila së bashku me këngëtarin Agim Llapashtica që jeton në Vjencë vendosën të bashkëpunojnë online dhe të bëjnë krejtësisht procesin e realizimit të këngës nga largësia.

Kënga vjen si një projekt eksperimental ku vokalet e dy këngëtarëve me një instrumental paksa psikodelik kombinohen mrekullueshëm me videon e cila e luan me imazhet e dy këngëtarëve dhe bukurive natyrore të vendlindjes së tyre të përbashkët.

‘Një këngë që paraqet bukuritë përrallore të vendit tonë, tuj u nisë prej majeve e degëve te larta të një trungu që rrënjet i ka aty ku buron uji, tek ’’Kroi i fshatit tonë’’ të Lasgush Poradecit’, thuhet në përshkrimin që e përcjell videon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco