Nesër hapen Panairi i Librit të Vjetër dhe ekspozita për Ukshin Hotin

Nesër hapen Panairi i Librit të Vjetër dhe ekspozita për Ukshin Hotin

20:09, 29/07/2021

Më 30, 31 korrik dhe 1 gusht, në platenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me fillim nga ora 10.00, çelet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, në të cilin do të ekspozohen mbi 1 000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur dhe po në të njëjtën kohë hapet ekspozita “Bëje ose vdis!: kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ukshin Hotit” përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe ekspozita tjetër “‘Vullkani’ i republikës, përjetimi i demonstratave të Prishtinës të vitit 1981 në Tiranë” përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Gjatë ditëve të panairit të librit do të organizohen edhe këto aktivitete kulturore:

Më 30 korrik në hollin e Teatrit Kombëtar organizohet takim me kryeshefin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido.

Po më 30 korrik në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës organizohet punëtoria, për palët e interesuara, për restaurimin e librit të vjetër, të rrallë, të përdorur dhe të dëmtuar.

Më 31 korrik, në hollin e Teatrit Kombëtar, bëhet promovimi i katalogut të “Librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur”.

Më 31 korrik, po hollin e Teatrit Kombëtar, organizohet takim me profesorin, studiuesin dhe poetin Sali Bashota dhe me shkrimtarin Adem Gashi.

Më 1 gusht, në hollin e Teatrit Kombëtar, me fillim nga ora 13.00, organizohet ora poetike me aktorin Bislim Muqaj, i cili do të interpretojë 13 poezi të 13 poetëve shqiptarë.

Po më 1 gusht, aty në hollin e Teatrit Kombëtar, me fillim nga ora 13.00, organizohet takim me poetin e mirënjohur Xhevdet Bajraj

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco