Shfaqet në skenën e Teatrit Veror, komedia mjeshtërore ‘Duke edukuar Ritën’

Shfaqet në skenën e Teatrit Veror, komedia mjeshtërore ‘Duke edukuar Ritën’

10:57, 27/07/2021

Në  datat 30 dhe 31 korrik, ora 21.00, nga Teatri Shëtitës Çajupi, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve,  spektatorët do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë "Duke edukuar Ritën".

Me regjinë e Kiço Londos, në një hapësirë të shfrytëzuar mund të shihni në një interpretim Mehmet Xhelilin, pedagogun e alkoolizuar të Ritës.

 

Ai vjen i zgjuar, i rrjedhshëm, që e mban veten me të madhe e që të mbyt me fjalë, por që gjendet në zbrazëtinë e shpëlarë me të cilën shfaqet në fillim e që më pas bie në dashuri të thellë me studenten e tij.

Interpretimi i Laura Nezhës bëhet më i fuqishëm me zhvillimin e shfaqjes.

 

Gjallëria e Laurës në pjesën e parë, është një prekje tepër organike.

Drejt finales  interpretimi Xhelili- Nezha bëhet gjithnjë e më shumë prekës dhe përfshirës, pa humbur asnjë nga tiparet e zgjuara e me dritë të karaktereve që çifti interpreton.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco