Ndahet nga jeta aktori sarandiot, Haki Spaho

Ndahet nga jeta aktori sarandiot, Haki Spaho

19:58, 26/07/2021

Aktori i dashur për publikun, sidomos atë të Sarandës, Haki Spaho është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Këtë lajm e ka dhënë vetë “Shoqëria  Saranda” përmes një njoftimi në “Facebook”, ku ndër të tjera tuhej se shkaku kryesor i vdekjes ishte inshemia cerebrale.

Spaho ishte një nga figurat më të rëndësishme të artit sarandiot, nje talent i lindur në fushën e aktrimit duke përcjellë të publiku rrezatimin e një njeriu artist dhe tepër profesional.

Ai doli në pension para katër vitesh, ndërkohë që më parë bëri një kalim nga estrada në Teatrin e Kukullave.

I gjithë publiku do ta kujtojë gjithmonë me shumë respekt aktorin e madh të humorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco