Ndarja nga jeta e intelektuales Vera Isaku, Meta: Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës

Ndarja nga jeta e intelektuales Vera Isaku, Meta: Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës

22:58, 22/07/2021

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka shprehur ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të intelektuales Vera Isaku.

Meta thekson se Isaku ishte një personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektuales aktive, Vera Isaku.

Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit.

Duke ndarë dhembjen me familjen Isaku, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera.

Të prehet në paqe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco