Princi me librin e tij do të përqendrohet të vdekja e Dianës, paratë do të shkojnë për bamirësi

Princi me librin e tij do të përqendrohet të vdekja e Dianës, paratë do të shkojnë për bamirësi

18:14, 22/07/2021

Libri i Princ Harry-t do të përqendrohet tek vdekja e Princeshës Diana. Megjithëse në fillim thuhej se libri do të fliste për fëmijërinë e tij, largimin nga rolet mbretërore dhe përplasjet e vazhdueshme me familjarët, në fakt, do të fokusohet tek e ëma e ndjerë.

Ekspertja mbretërore dhe autorja Angela Levin tha se libri i Dukës do të përqendrohet tek tragjedia e tmerrshme që kaloi kur ishte fëmijë. “Më është thënë nga një burim i mirëinformuar se kujtimet e Harry-t do të përqendrohen shumë në vdekjen e nënës së tij Princesha Diana, dhe kë ai fajëson.”, shkroi ajo.

Libri, aktualisht pa titull, thuhet se është shkruar pothuajse plotësisht dhe pritet të dalë në fund të vitit 2022. Të ardhurat ka të ngjarë të jenë me miliona dhe, megjithëse kushtet e sakta financiare nuk u bënë të ditura, Harry do t’i dhurojë për bamirësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco