Filmi 'Zgjoi' fiton çmimin e rëndësishëm në festivalin 'Cinedays'

Filmi 'Zgjoi' fiton çmimin e rëndësishëm në festivalin 'Cinedays'

17:51, 22/07/2021

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholla ka fituar çmimin “Golden Star Award- Best Film” në festivalin Cinedays, në Shkup të Maqedonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisorja e këtij filmi.

‘Zgjoi’, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Kujtojmë filmi “Zgjoi” bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco