MKRS kujton poetin Ali Podrimja në 9-vjetorin e vdekjes

MKRS kujton poetin Ali Podrimja në 9-vjetorin e vdekjes

15:26, 21/07/2021

Sot janë bërë nëntë vite nga mosprania fizike e poetit tonë të madh, Ali Podrimja, shkruan Syri.net Kosova.

E me këtë rast, ministria e Kulturës, në drejtim të Hajrullah Çekut, përmes një postimi në faqen zyrtare kanë kujtuar poetin Ali Podrimja, i cili ka qenë autor i shumë vëllimeve me poezi dhe me të drejtë konsiderohet një poet i kalibrit ndërkombëtar dhe si ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare.

Në këtë shkrim, thuhet se poezia e Podrimjes është një trashëgimi e spikatur kulturore e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

𝑷𝒐𝒆𝒛𝒊𝒂 𝒆 𝑷𝒐𝒅𝒓𝒊𝒎𝒋𝒆𝒔 𝒕𝒓𝒂𝒔𝒉𝒆̈𝒈𝒊𝒎𝒊 𝒆 𝒔𝒑𝒊𝒌𝒂𝒕𝒖𝒓 𝒌𝒖𝒍𝒕𝒖𝒓𝒐𝒓𝒆 𝒆 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒆̈𝒔

Sot u bënë 9 vite nga vdekja e poetit tonë të madh, Ali Podrimja.

Ai ishte autor i shumë vëllimeve me poezi dhe ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare, ndërsa do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona përmes trashëgimisë letrare që la pas.

Puna e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja.

Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën tonë dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe.

Ndër veprat e tij më të njohura të tij janë : "Thirrje”, "Lum Lumi", "Fundi i Gëzuar”, "Ishulli Albania" e shumë të tjera.

Do ta kujtojmë gjithmonë, me mall dhe krenari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco