22 vite pa ikonën e rok muzikës Haki Misini, ky është kujtimi që i bën Kurti

22 vite pa ikonën e rok muzikës Haki Misini, ky është kujtimi që i bën Kurti

18:28, 09/06/2021

Dy anëtarë të grupit MAK, vokalisti Haki Misini dhe bateristi Mehmet Tupella janë vrarë gjatë luftës së fundit 1998-1999 në qytetin e Mitrovicës, tri orë para se të nënshkruhej marrëveshja për ardhjen e forcave të NATO-s në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.
 
"Trupi i këngëtarit Haki Misini u gjet në Suhodoll të Mitrovicës në vitin 2005, ndërsa Mehmet Tupella ende rezulton i zhdukur. Trishtimin që përjetoi familja, e shpjegon në një dokumentar edhe Urimi, djali i Haki Misinit.
Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. Grupi “MAK”, konsiderohet ndër grupet me krijmtari të mirëfilltë e të pasur të rok muzikës në Kosovë me merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vendin tonë.", ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco