Festivali i 11 dhe ‘arratisja’ nga Tirana/ Dizdari: Mbrojta këngën por dëgjova Kadarenë ti pëshpërinte Luarasit...

Festivali i 11 dhe ‘arratisja’ nga Tirana/ Dizdari: Mbrojta këngën por dëgjova Kadarenë ti pëshpërinte Luarasit...

23:08, 08/06/2021

Në qendrën kulturore ‘Dea’ në Ksamil, kompozitori shqiptar Limos Dizdari ka dhënë një intervistë integrale për historinë e jetës së tij për moderatori Adi Krasta në A Show.

Krasta: Kur je larguar nga Tirana, Kiço Blushi ka bërë një shkrim, arratisja apo pse u arratis Limosi nga Tirana, duke përdorur termin arratis. A e ke konsideruar përdorimin e termit arratis të tepruar apo të keqvendosur?

Dizdari: Përkundrazi e kam pas vlerësuar shumë atë metaforë të Kiços, pasi vërtet që ishte një arratisje. Është një nga pyetjet që vjen në mendjen time për ti dhënë një përgjigje adekuate. Kam dhënë shumë herë përgjigje por më e goditura ishte se ‘un u largova nga perënditë dhe doja të jetoja me njerëzit’.

Krasta: Ky është një vend i bekur pasi jemi afër detit afër Korfuzit, ju kujtohet ngjarja e famshme e perandoreshës e cila ishte e sëmurë nga mushkëritë dhe erdhi u shërua. Është e vërtetë se njeriu ka kontakt me perëndinë kryesore Diellin.

Kjo ardhje për të punuar dhe jetuar në këto 23 vjet, e konsideron një veprim të mirë, të mirë dhe të keq, apo një veprim që mund të ndjesh pendesë?

Dizdari: Jo skam asnjë pendesë. Kam bërë një gjë vërtet të mirë sepse është vepra është shumë e vyer për shoqërinë dhe për njerëzit. E kam pasur gjithmonë pasion. Disa kilometra më poshtë kam shkruar simfoninë në vitin 1969, kam çuar pianon në Butrint dhe atje kam jetuar dhe shkruar simfoninë time të parë. Është në natyrën time të lëviz dhe të mos bëj lëvizje të imponuara. Por një gjë është e vërtetë se mendoja se e njihja popullin dhe vendin por jo, këtu e kuptova që nuk e njihja.

Krasta: Nqs me vendimin për tu larguar nga Tirana, ty do të kishte kapur një sindromë e posaçme ose jo një po dy, cilat do të ishin këto?

Dizdari: Mir ma kujtove, kur kam ardhur këtu kam përjetuar dy sindroma. Ajo e para ishte se të gjithë thonin se ç’pati ky njeri ishte mirë nga mend e kokës, mos ke ngrënë ndonjë gjë të keqe. Ç’pate ishe në mes të Tiranës, do dilje në pension si deputet dhe me pension të madh. Të gjithë më qanin hallin dhe un i vlerësoja shumë këta njerëz që më qanin hallin por kishte edhe një nënqeshje ndër ta, por pse duhet ta vendosja në dyshim. Kjo vazhdoi për 10 vjetë. Të gjithë thonin ky do shkatërrojë veten.

Sindroma e dytë ishte në dhjetë vjetarin e dytë dhe ishte e atyre njerëzve që thoni ‘bravo bravo qerrata, paske qënë i zgjuar, si i hodhe tër ato para, bravo’.

Krasta: E dimë se çfarë ndodhi në ‘Festivalin e 11’, pasi për shumicën e njerëzve ishte në fillim një zhvillim interesant por që u godit më vonë nga institucionet partiake të kohës, njerëzit u dënuan në forma më të ndryshme. Luajti një rol për një lloj shkundje jo vetëm të politikës, por edhe të kulturës jo për mirë detyrimisht.

Dizdari: Rastësia dhe domosdoshmëria, ika. Kishte një sherr të vogël, por gjthnjë prezent te Nikoll Zorraqi ishte një llojë nervozizmi. Krijimtaria e lodhte. Mua më dhanë një këngëtar që nuk më pëlqente, por isha djalë i ri dhe nuk kisha zë, zë i hollë zë minor. Pashë më të udhës të prezantohem me heshtje sesa të prezantohem me ndjekje. Kështu që ika. Ndodhi ajo që ndodhi. Ditën e diskutimit krijues, çuditërisht udhëheqësi artistik nuk erdhi. Mora fjalën dhe thashë por përse kritikohet kjo? Një nga këngët shumë të bukura ishte kënga e Pjetër Gacit ‘Edhe pranvera erdhi por unë nuk i besova’. Ky ishte monumenti më i madh që shteti të mbante qëndrim të ashpër.

U ngrita dhe diskutova dhe fola, po çtë keqe ka, nuk ka gjë më të bukur. Po çtë keqe ka që u vesh, pse si kooperativiste të dilte në skenë këngëtarja. Në këtë moment dëgjoj një pëshpërimë nga mbrapa, Ismail Kadare i thotë regjisorit Mihallaq Luarasit, si duket se nuk paska marrë vesh ato që dimë ne, bëhej fjalë për mbledhjen e presidiumit./ A.Z/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco