‘Gratë në parlament’ shfaqet sonte në teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

‘Gratë në parlament’ shfaqet sonte në teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

14:33, 07/06/2021

Shfaqja “Gratë në parlament”, me regji të Elmaze Nurës shfaqet reprizë sonte (7 qershor)  në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu”.

Shfaqja do të jepet në ora 20:00 në këtë teatër.

E bazuar në komedinë e Aristofanit, shfaqja në konceptin regjisorial të Nurës vjen në një qaje moderne.

Shfaqja pasqyron abuzime me pushtetin. Për shkak të qeverisjes së keqe nga burrat, gratë rebelohen dhe marrin pushtetin në dorë e tyre.

Në shfaqje luajnë: Vjosa Abazi, Mevlan Saraçi, Valdrin Osmani, Blin Sylejmani, Jajush Ramadani, Milot Salihu dhe Dora Xhemajli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco