25 vjetori jubilar i Festivalit ‘Gjimnastrada’/ Mevlani: Të kthejmë shpresën pas pandemisë

25 vjetori jubilar i Festivalit ‘Gjimnastrada’/ Mevlani: Të kthejmë shpresën pas pandemisë

18:05, 06/06/2021

Tingujt të ngrohtë, kërcime sa tradicionale dhe moderne, një festival i përmasave të mëdha, që ka mbedhur fëmijët nga mbarë vendi, por edhe të të gjitha trevave shqiptare kremton 25 vjetorin jubilar në Amfiteatrin e Tiranës.

‘Dritarja e shpresës’, Festivali Gjimnastrada Shqiptare  promovon vlerat e sportit, artit dhe rrit vullnetin e dëshirën e të rinjve për një jetë të shëndetshme dhe plot ngjyra. Organizatore Mimoza Mevlani mjeshtre e madhe e punës tregon për punën e palodhur, investimin ndër vite dhe për suksesin e këtij organizimi gjigant që  i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. 

Asgjë nuk ka qenë e lehtë kohët e fundit. Një virusi që ra krejt papritur në të gjithë botën e ndryshoi ritmin e jetës.  Mevlani pohon se dëshira për të mbështetur fëmijët që kanë ëndrra dhe për t’ju rikthyer normalitet, pas periudhës së pandemisë Covid 19 qëndron mbi gjithçka.

Arritjet dhe sukseset e fëmijëve vijnë si fryt i përgatitjeve të vazhdueshme, dëshirës për t’i treguar publikut energjinë e moshës, si dhe frymës magjike që përçon grupit i trajnerëve me punën e realizuar me dashuri.

Po çfarë synon ky festival shumëdimensional, që ka mbledhur ndër vite qindra talent. Mjeshtrja e madhe e punë shprehet se ky është një mision për t’i dhënë një dritë ndryshe jetës së tyre, përmes artit dhe sportit e për ti shkëputur kështu nga koha që mund të shpenzojnë në internet.

Gjithë udha e ndritshme e këtij festivali do të vijojë që fëmijët të përqafojnë të bukurën estetike dhe shpirtërore.

Mimoza Mevlani tha se risi e këtij edicioni është edhe kënga kushtuar ditës së fëmijëve ‘1 qershorit’.

Zëri i ëmbël i vogëlushes Efi Gjika elektrizoi dashamirësit e artit.

E rrethuar gjatë gjithë jetës me fëmijë, prezantuesja Ketrin Gjoçaj shprehet se ata kanë fuqinë për të ndryshuar shumëçka nga ato që kanë ndodhur këto kohë.

Para se të niste festivali Gjoçaj tha se mezi po priste të zbulonte fëmijët e talentuar. 

Fëmijët e duan shumë traditën. Ata performuan me kostume popullore, ndërsa gëzimi u lexohej në sy.

Risi e këtij edicioni ishte dhe përfshirja në performance  e fëmijëve të braktisur. Festivali Gjimnastrada vlerëson gjithë talentet e rinj, që premtojnë për t’u bërë artistë të sukseshëm nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco