Itali: Statuja e padukshme shitet për 18,000 dollarë

Itali: Statuja e padukshme shitet për 18,000 dollarë

12:55, 04/06/2021

Çdo gjë mund të konsiderohet një vepër arti. Edhe asgjë! 

Një artist italian krijoi një skulpturë të padukshme të cilën e shiti për 18,000 dollarë.  Skulptura mban emrin  “Io Sono” (unë jam).

67-vjeçari italian Salvatore Gkaraou nga Sardenja shpjegon se ajo që nuk është e dukshme,  ka peshë …

“Zbrazësia nuk është asgjë më shumë sesa një hapësirë ​​e mbushur me energji. Si rezultat, ajo energji shndërrohet në grimca që ekzistojnë brenda nesh, diçka e ngjashme me mënyrën se si “ne ideojmë “Zotin” që nuk e kemi parë kurrë më parë”, theksoi ai.

Edhe nëse nuk është e dukshme, statuja ekziston, sipas Garau.

Për artistin italian, vepra e tij është 1.5 metra e lartë dhe 1.5 metra e gjerë. 

Sidoqoftë, sipas New York Post, kjo nuk është hera e parë që Garau bën një statujë të padukshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco