Mos i humbisni, 10 filmat që do t’ju mbajnë në tension deri në momentin e fundit

Mos i humbisni, 10 filmat që do t’ju mbajnë në tension deri në momentin e fundit

22:30, 03/06/2021

Nëse nuk keni ndonjë plan për këtë fundjavë dhe nuk dini së si ta kaloni, ju propozohet t’i shikoni këta 10 filma që do të ju mbajnë në tension deri në fund.

“The Wife”

Për 40 vjet martesë, Joan sakrifikoi ambiciet dhe karrierën e saj, por kur burri i saj, një shkrimtar, fitoi çmimin Nobel për Letërsi, ajo filloi të rishikojë vendimet e saj të jetës. Dhe ndërsa ajo mendon për këtë, jeta do t’i sjellë asaj një surprizë tjetër të papritur.

“Get Out”

Fotografi i ri Chris Washington dhe e dashura e tij do të shkojnë në një pronë të izoluar private për të takuar familjen e saj elitare. Nëse do ta dinte pse e thirrën në të vërtetë, ai do të ikte pa shikuar prapa.

“Gone Girl”

Gjithçka është gati për festimin e pesë vjetorit të martesës së Amy dhe Nick, por Amy do të zhduket. Ka shenja të dukshme të një sherri në shtëpi, dhe Nick do të gjejë disa të dhëna më shumë që i tregojnë atij se Amy luajti me të. A do të jetë në gjendje ta gjejë atë?

“The Handmaiden”

Veprimi zhvillohet në Kore ndërsa ishte pushtuar nga Japonezët. Një mashtrues do t’i ofrojë një vajze të varfër të marrë pjesë në një mashtrim, duke i premtuar asaj para të mira. Ai pret që të magjepsë Hideko,

gruan e pasur japoneze, dhe të shkojë në Japoni me të, ta deklarojë atë të çmendur dhe të përfundojë në një çmenduri. Por gjërat nuk po shkojnë sipas planit.

“Parasite”

Familja Kim ka një jetë shumë të vështirë. Ata jetojnë në një bodrum me lagështi dhe të ndotur, vjedhin internet nga fqinjët e tyre dhe punojnë me kohë të pjesshme. Por djali i tyre do të ketë mundësinë të punojë për familjen e pasur Park. Me një diplomë të rreme të arsimit të lartë ai do të shkojë në një vilë luksoze ku do të lërë përshtypje të mirë. Ai menjëherë do të dalë me një plan të pazakontë për punësimin e motrës së tij, shkruan Gazeta Metro.

“La Cara Oculta”

Fabiana do të takojë një dirigjent të ri dhe do të fillojë një marrëdhënie me të. E gjitha duket perfekte derisa të zbulojë se policia po heton zhdukjen misterioze të ish-të dashurës së tij. Përveç kësaj, ajo do të vërejë se diçka shumë e çuditshme po ndodh në shtëpinë e tij.

“Hold the Dark”

Pas vdekjes së tre fëmijëve që dyshohet se janë vrarë nga ujqërit, një shkrimtar do të punësohet nga prindërit e një fëmije të zhdukur për të gjetur djalin e tyre në shkretëtirën e Alaskës. Shkrimtari do të pajtohet, por së shpejti do të pendohet për vendimin.

“Damsel”

Trimi dhe romantiku Samuel Alabaster synon të martohet me Penelopën e bukur, një vajzë nga Perëndimi i egër. Ai do të kompozojë këngë për të, ai synon të blejë një kalë i vogël për martesë, dhe madje ai zgjodhi një unazë për të. Por një problem do të paraqitet pasi të dashurën e tij do ta rrëmbejnë, kështu që ai do të duhet ta shpëtojë atë, shkruan Gazeta Metro.

“Whiplash”

Andreë do të regjistrohet në shkollën e muzikës për të realizuar ëndrrën e tij për t’u bërë një baterist. Pas pak ai do të vërehet nga një mësues me metoda jokonvencionale dhe nën mbikëqyrjen e tij ai do të fillojë të ketë ambicie edhe më të mëdha. Ai do të dëshirojë të bëhet një baterist i cili do të lërë gjurmë në historinë e muzikës. Përfundimisht dëshira e tij do të rritet në një mani që do t’i kushtojë shtrenjtë.

“Tell No One”

Gruaja e Alex Beck ishte viktimë e një vrasësi serik 8 vjet më parë. Ai nuk mund ta kaloj dot këtë humbje dhe është plotësisht i përkushtuar në punën në të cilën gjen vetëm kuptim. Situata ndërlikohet kur Aleksi merr informacione se gruaja e tij është ndoshta e gjallë dhe në rrezik, ashtu si ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco