'Gratë në Parlament' dhuron sonte sërish emocione në Teatrin 'Adriana'

'Gratë në Parlament' dhuron sonte sërish emocione në Teatrin 'Adriana'

11:45, 28/05/2021

Sonte në Teatrin “Adriana” në Ferizaj prej orës 19.30 shfaqet repriza e shfaqjes ‘Gratë në parlament’ sipas Aristofanit, me regji dhe adaptim të Elmaze Nurës. Kritikë të artit, dramaturgë e aktorë, për Syri.net Kosova kanë potencuar vlerat e larta artistike, inovacionin dhe guximin regjisorial në këtë shfaqje, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo shfaqje ka rikthyer interesimin e publikut për teatrin, edhe pse në kushte pandemie kur dihet se numri i shikuesve është më i kufizuar.

Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Blin Sylejmani, Valdrin Osmani, Jajush Ramadani, Milot Salihu, Valdrin Osmani dhe Doruntina Xhemajli, luajnë në këtë projekt teatror.

Kompozitor është Gëzim Hasani, tekstet e këngëve janë shkruar nga Blerim Haxhiaj, skenografia është bërë nga Bekim Korça, kostumografia nga Eleonora Gagica, ndërsa koreografia nga Kreshnik Musolli.

Projekti është mbështetur nga Komuna e Ferizajit, Drejtoria për Kulturë si dhe Teatri “Adriana Avdullahu”.

Kjo është hera e dytë që regjisorja Elmaze Nura bën shfaqje në Teatrin e Ferizajit. Më herët, me shfaqjen, ‘Kopraci”, produksion i po këtij teatri, ajo përfaqësoi Kosovën në një ndër Festivalet më të mëdha në botë në Kajro të Egjiptit –Cifcet, ndërsa u shpërblye në Festivalin e Dibrës në Maqedoni me çmimin për Regjinë më të mirë.

Në vitin 2020, Nura u shpall regjisorja më e mirë e vitit, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për regjinë në shfaqjen “Kopraci”.

May be an image of 5 people and indoorMay be an image of textMay be an image of 3 people, people sitting and indoor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco