Muzeu i Luvrit do të drejtohet nga grua për herë të parë në historinë e tij 228-vjeçare

Muzeu i Luvrit do të drejtohet nga grua për herë të parë në historinë e tij 228-vjeçare

13:59, 26/05/2021

Presidenca franceze ka caktuar Laurence des Cars, drejtoren aktuale të Musée d’Orsay në Paris, në krye të muzeut më të madh në botë që nga 1 shtatori, njoftoi të mërkurën Pallati Élysée.

Des Cars, 54 vjeçe, u caktua për të zëvendësuar drejtorin në largim të Louvre Jean-Luc Martinez, i cili kishte qenë në krye që nga viti 2013.

Emërimi i saj shënonnjë ngritje të jashtëzakonshme në krye të muzeut kryesor të Francës, vetëm katër vjet pasi ajo u bë gruaja e parë që drejtoi Musée d’Orsay aty pranë.

Drejtorët e muzeve kryesore publike të Francës, të cilat gjithashtu përfshijnë Chateau de Versailles dhe Muzeun e Artit Modern Pompidou, emërohen drejtpërdrejt nga presidentët francezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco