Çmimi ‘Stella d'Italia’/ Inva Mula në A Show: Vlerësim shumë special! Janë fletët e librit të jetës sime

Çmimi ‘Stella d'Italia’/ Inva Mula në A Show: Vlerësim shumë special! Janë fletët e librit të jetës sime

22:36, 25/05/2021

Krasta: Jo më larg se dje, ke marë një çmim shumë të lartë të kulturës dhe artit italian, çmimi ‘Stella d'Italia’, të dhënë nga presidenti Serxho Matarela, vjen në moment të bukur tëndin si artiste dhe si njeri. Ti je mësuar por ju artistët keni nevojë për ‘self-gratification’, ju nuk mund të bëni dot pa vlerësimin pa komplimentin. Apo e absorboni në forma të ndryshme?

Mula: Vlerësimi më i bukur për një artist, janë duartrokitjet. Ai është vlerësimi më i bukur, dekoratat janë për njerëzit që punojnë në zyra. Megjithëse vlerësimi i djeshëm është shumë special, pasi ai ka nuanca shumë të bukura, pasi i jepet artistëve të cilët përçojnë ose bëjnë të ndriçojë kultura italiane në botë. Jamë një artiste që kam përfaqësuar artin italian. Artin italian ta mbash mbi supe është gjithçka, sidomos në muzikën lirike, kompozitorët e mëdhenj, veprat e mëdha, që kanë qënë dhe janë bashkëudhëtare të jetës sime artistike dhe të jetës sime si person. Personazhet që kamë luajtur të këtyre gjenive, janë fletët e librit të jetës sime dhe të karrierës sime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco