'Kopraci' i Nurës, sonte shfaqet në Teatrin 'Adriana'

'Kopraci' i Nurës, sonte shfaqet në Teatrin 'Adriana'

09:52, 20/05/2021

Sonte ne Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj shfaqet komedia “Kopraci” me regji të Elmaze Nurës. Shfaqja rivjen në skenën e këti teatri, pas një suksesi kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shfaqja fillon prej orës 19.30, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo është një ndër kryeveprat e autorit francez, Molierit, e sjellë me origjinalitet në skenën e Teatrit të Ferizajt, me një koncept të veçantë regjisorial dhe interpretim të vlerësuar nga kritika teatrore për trupën e Ferizajit.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Milot Salihu, Uratë Shabani, Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli.

Skenografia është bërë nga Zeni Ballazhi, kostumet nga Alma Krasniqi, muzika Gëzim Hasani dhe ndriçimi nga Hajrullah Elezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco