Vdes aktorja e njohur kosovare

Vdes aktorja e njohur kosovare

14:05, 16/05/2021

Ka ndërruar jetë aktorja, Sanije Hasani-Pllana , shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Agron Gërguri gjersa ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe miqt e saj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Sanija ishte ndër të parat vajza llapjane që përkunder paragjykimeve të asaj kohe, shkeli në dërrasat e teatrit përkrah Avdush Hasanit si një ndër talentet e rralla të aktrimit

Njoftimi i plotë:

Paska ikur në amshim

 Sanije Hasani-Pllana

Hajrija nga drama "Halili e Hajrija" 1972, shfaqje  emblematike e skenës teatrore në Podujevë.

  Sanija ishte ndër të parat vajza llapjane që përkunder paragjykimeve të asaj kohe, shkeli në dërrasat e teatrit përkrah Avdush Hasanit si një ndër talentet e rralla të aktrimit. Edhe pse nuk e preku ëndrrën e saj të bëhet aktore profesioniste ajo mbeti Artiste në kujtesen  e secilit që e ka njohur.

   Ngushëllime familjarëve e miqëve.

    Podujevë,

   16 maj 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco