A po maltretohen qentë e rrugëve të Kosovës për filma? Kjo është e vërteta

A po maltretohen qentë e rrugëve të Kosovës për filma? Kjo është e vërteta

12:25, 11/05/2021

Regjisori Iliran Himaj dhe aktorja Teuta Krasniqi që po e bëjnë një film të ri, në lidhje me qentë e pastrehë, janë akuzuar për maltretim të këtyre kafshëve, pikërisht për xhirime të filmit.

Ka qenë një qytetarë që këtë akuzë e ka bërë publikisht, duke kërkuar edhe mbrojtjen e kafshëve nga institucionet.

Sot e mora vesh qe mram ne oret e vona tek fakulteti i arteve eshte xhiru nje skene e nje filmi me regji te Ilirijan...

Posted by Leni Idrizi on Monday, 10 May 2021

Syri.net Kosova ka kontaktuar regjisorin Himaj, i cili ka dhënë versionin e tij, duke thënë se qeni i pastrehë nuk është lënduar e as maltretuar.

“Nuk është lënduar, as nuk është maltretuar asnjë qen. Qeni në fjale është shendosh e mirë në territorin e tij. As unë, as produksioni i këtij filmi nuk jemi armiq të qenve të pastrehë, përkundrazi i kemi ushqyer dhe jemi shoqëruar me ta për këto ditë të xhirimeve. Filmi bën fjalë pikërisht për raportin shumë të afërt mes njerëzve dhe qenve të pastrehë. Kjo do të shihet edhe në film dhe shpresojmë të ndikoj pozitivisht në sensibilizimin për kujdesin ndaj kafshe. Si në çdo film artistik gjërat bëhen “gjasmë” që të duken të vërteta. Asnjëherë nuk lëndohet asnjë krijesë e gjallë. Si praktikë qe është në çdo vend të botës kur përfshihen kafshët, kërkohet edhe kujdesi  i veterinarëve që çdo gjë të bëhet profesionalisht. Të njëjtën praktike ndoqëm edhe ne. Me kujdes te veterinarit është xhiruar skena e filmit, është monitoruar shëndeti i qenit. Kjo është e xhiruar dhe e dokumentuar. Nuk ka vend për akuza as shqetësime te opinionit” tha ai.

Po ashtu, Himaj shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me secilën organizatë që u del në mbrojtje këtyre kafshëve.

“E kuptoj ndjeshmërinë ndaj kafshëve dhe dashurinë ndaj tyre. Nuk e kuptoj ngutin të akuzohet dikush pa u informuar paraprakisht. Ne kemi javë që xhirojmë nëpër rrugët e Prishtinës. Kemi javë që i ushqejmë  qentë e pastrehë të zonës së qendrës. Xhirimet zhvillohen me leje nga institucionet pa cenuar sigurinë e kafshëve dhe njerëzve. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me shoqata për mbrojtjen e kafshëve meqë qëllimin e kemi të njëjtë. Ne do te vazhdojmë të kujdesem dhe te i ushqejmë ata qen me aq sa mundemi” janë fjalët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco