Kufizime drastike në ‘Eurovizionin’ e sivjetëm

Kufizime drastike në ‘Eurovizionin’ e sivjetëm

12:08, 30/04/2021

Qeveria holandeze ka konfirmuar që festivali i këngës “Eurovison” në Roterdam mund të vazhdojë me një audiencë të kufizuar në kushte të rrepta që sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e fansave, ekipit, shtypit dhe pjesëmarrësve, shkruan Eurovision.tv,

Një maksimum prej 3,500 anëtarëve të audiencës do të lejohen të hyjnë në arenë; afërsisht 20% të kapacitetit të Roterdam Ahoy.

Biletat janë në dispozicion vetëm për ata që blenë me sukses biletat për shfaqjen e 2020, nuk do të ketë shitje të përgjithshme publike.

Të gjithë anëtarët e audiencës pritet t’iu përmbahen protokolleve të rrepta të shëndetit dhe sigurisë të vendosura nga Qeveria holandeze përmes programit të tyre të ngjarjeve Fieldlab.

Martin Österdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i festivalit të këngës Eurovision, e mirëpriti lajmin.

“Ne jemi të lumtur që autoritetet holdandeze na kanë mundësuar të mirëpresim audiencën në 3 shfaqje të drejtpërdrejta dhe 6 prova veshjesh në Roterdam në mënyrën më të sigurt të mundshme duke pasur parasysh rrethanat aktuale”, deklaroi ai.

“Bota do të shikojë kur të rikthejmë festivalin e këngës Eurovision muajin tjetër dhe ndërsa miliona shikojnë festivalin në TV dhe në internet, ne jemi të kënaqur që puna e palodhur e artistëve, delegacioneve dhe ekipit do të ndahet gjithashtu me një audiencë të drejtpërdrejtë në arena Ahoy”, shtoi Martin.

 “Me 180 milionë shikues nga mbi 45 vende, ne së shpejti do të jemi në qendër të vëmendjes ndërkombëtare si një vend pritës. Ne duam ta bëjmë këtë me kujdes dhe me përgjegjësi, kështu që po marrim masa të rrepta, së pari me shëndetin dhe sigurinë”, shpjegon producenti ekzekutiv Sietse Bakker.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco