Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit në Radio Tirana!

Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit në Radio Tirana!

09:29, 01/02/2021

Është ndarë nga jeta mjeshtri i zërit të Radio Tirana, Kristaq Katundi. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarëve të tij. Mbi këtë humbje ka reaguar edhe vetë Radio Tirana, e cila i shpreh ngushëllimeve të afërmeve e po ashtu kujton emisionet e suksesshme ndër vite të Katundit.

“Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, realizoi teknikisht emisione të tilla si:  Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike, Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radio përrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij.

Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014. Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik. Pushofsh në paqe MJESHTËR!”, shkruan Radio Tirana në një postim në rrjetet sociale.

Mbi këtë humbje, nuk ka munguar as mesazhi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco