Adriana Kalaja: Drejtësia heshti, që kur u shemb Teatri kërkuam arrestimin e Veliaj dhe të Ardi Veliut

Adriana Kalaja: Drejtësia heshti, që kur u shemb Teatri kërkuam arrestimin e Veliaj dhe të Ardi Veliut

22:04, 26/01/2021

Nga studio e A-Show, juristja Adriana Kalaja dhe aktorja Adriana Tolka, aktiviste të njohura të AMT, u shprehën se kanë kërkuar që në maj të vitit 2020 arrestimin e Veliaj dhe Ardi Veliut, për atë që ndodhi me Teatrin.

‘Në brendësinë e tyre këta janë dikatorë. Ideja e çdo njeriu diktator është të dominojë. Këta duan të lënë një gjurmë që më pas të thonë se historia fillon me ne, Ndërkohë që Rama për Teatrin e ka thënë që përpara 20 viteve që është tokë pa zot’,-u shpreh Tolka

 ‘Aleanca për Mbrojtjen e  Teatrit ka qenë avangardë duke i paraprirë shumë  ngjarjeve që kanë ndodhur.

Që në maj të vitit 2020 kemi kërkuar arrestimin e Erion Veliaj dhe të Ardi Veliut.

Kemi denoncuar lidhjet e nënkryetarit të Bashkisë, Mazniku, i cili propozoi edhe ligjin Fusha.

Nga ana tjetër Mazniku shumë kohë më parë darkonte te Nusreti, drejtësia heshti, ndërkohë që ne vazhdojmë betejën ligjore.’-u shpreh Kalaja.  

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco