Asociacioni i Komunave nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me MKRS-në

Asociacioni i Komunave nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me MKRS-në

15:07, 25/01/2021

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i cili është nënshkruar nga Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi dhe Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Sazan Ibrahimi.

Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për themelimin e Kolegjiumit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku përfshihet edhe trashëgimia kulturore, e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta, të cilin e themelon Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Po ashtu ky mekanizëm është në funksion edhe të nxitjes për krijimin e njohurive të reja, përmirësimin dhe promovimin e punës së Zyrtarëve Komunal për kulturë, rini e sport duke zhvilluar dhe ofruar shkëmbim përvojash dhe trajnime në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm në komunat e Republikës së Kosovës, krejt kjo me qëllimin final të avancimit të fushave që i mbulon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunat në këtë sektor.

Në këtë Memorandum ndër të tjera specifikohet që Asociacioni i Komunave të Kosovës kujdeset për organizimet e takimeve të Kolegjiumit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke ftuar zyrtarët përkatës të komunave në mënyrë që të gjithë së bashku të informohen për çështje që nxisin dhe promovojnë vlerat kulturore, rinore, sportive, të trashëgimisë kulturore, të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta brenda Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të informoj Kolegjiumin për nismat ligjore që i ndërmerr Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe njëkohësisht do të kërkoj nga ata që të japin kontributin e tyre në këto nisma.

Duke dashur që Komunat e Republikës së Kosovës t’i harmonizojnë programet e tyre kulturore me programet dhe prioritetet e ministrisë si dhe inkurajimin për një bashkëpunim edhe më të thellë në shkëmbimin e përvojave të tyre me qëllim të përmirësimit të jetës kulturore, rinore dhe sportive, ku përfshihet edhe trashëgimia kulturore dhe e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Asociacioni i Komunave të Kosovës kujdeset që në takimet e Kolegjiumit të ofroj informacionet dhe përvojat më të mira të vendeve të ndryshme lidhur me punën e këtij kolegjiumi.

Në vazhdim do të kujdeset edhe për bashkërendim dhe mbështetje të ndërsjella të aktiviteteve që MKRS i zhvillon në komunat përkatëse.

Vlen të ceket se në kuadër të AKK-së veprojnë edhe 15 Kolegjiume dhe dy Grupe Punuese që mbulojnë fushë veprimtarinë e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco