‘Efekte mbi shëndetin e njeriut nga rrjeti 5G’/ Profesori britanik e pohon: Të pezullohet shtrirja…

‘Efekte mbi shëndetin e njeriut nga rrjeti 5G’/ Profesori britanik e pohon: Të pezullohet shtrirja…

20:09, 19/01/2021

‘Përhapja e rrjeteve 5G duhet të ndalet derisa siguria e teknologjisë të testohet dhe të provohet’, tha një shkencëtar britanik.

Profesori John William Frank, mjek dhe epidemiolog nga Universiteti i Edinburgut, thotë se ne duhet të ‘gabojmë në anën e kujdesit’ duke vonuar çdo shtrirje të mëtejshme të 5G globalisht, ‘në pritje të një studimi më përfundimtar’ mbi sigurinë e tij.

5G kërkon më shumë shtylla transmetuese në një pjesë të caktuar toke sesa gjeneratat e mëparshme të rrjeteve celulare me bandë të gjerë, si 4G.

Për shkak të kësaj, ai beson se më shumë njerëz do të ekspozohen ndaj fushave elektromagnetike me frekuencë radio (RF-EMF) në nivele ‘potencialisht të dëmshme për shëndetin’.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu thotë se ‘asnjë efekt i pafavorshëm shëndetësor nuk ka qenë i lidhur kauzalisht me ekspozimin ndaj teknologjive pa tela’.

Profesori Frank, megjithatë, thekson se është qesharake lidhja e ekspozimeve 5G me Covid-19, siç sugjerohet nga disa teoricienë konspiracioni.

Ai gjithashtu dënon sulmet e shumta të dhunshme ndaj antenave 5G , të cilat po ofrojnë teknologji thelbësore të komunikimit gjatë pandemisë.

5G siguron lidhje më të shpejtë dhe më shumë gjerësi bande, që do të thotë shpejtësi më të lartë të shkarkimit për përdoruesit e internetit dhe më shumë kapacitet dhe lidhje për miliarda pajisje.

Sidoqoftë, profesori Frank – i cili ka 44 vjet karrierë në kujdes parësor dhe praktikë të shëndetit publik, hulumtim, mësimdhënie dhe këshillim në katër vende, është ‘i bindur se ‘RF-EMF’ mund të kenë efekte serioze në shëndetin e njeriut’.

“Sistemet e reja të telekomunikacionit të gjeneratës së pestë (5G), që tani po hapen globalisht, janë bërë objekt i një polemike të ashpër,’ thotë Profesor Frank në letrën e tij të vlerësuar nga kolegët, botuar në Journal of Epidemiology & Community Health./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco