'Mr Bean; akuzon serialin 'Friends' për vjedhjen e skenës së famshme

'Mr Bean; akuzon serialin 'Friends' për vjedhjen e skenës së famshme

17:07, 11/01/2021

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën

Me rastin e 30-vjetorit të këtij roli, Atkinson ka rrëfyer gjëra që s’i kishte thënë më herët për publikun.

Ndër të tjera, aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve ’90, “Friends”, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit.

Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek “Mr Bean”, ndërsa tek “Friends” në vitin 1997.

“Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”- është shprehur Atkinson.

Së fundmi, aktori ka trishtuar fansat pasi ka treguar se nuk i ka pëlqyer të luajë rolin e “Mr Bean”, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do ta shohim më në rolin e famshëm të “Mr Bean”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco