Ky është emisioni i ri i Miss Blerta Veselit, ja ku do e shihni atë

Ky është emisioni i ri i Miss Blerta Veselit, ja ku do e shihni atë

17:13, 07/01/2021

Skemës programore të RTV Dukagjini, prej kësaj të shtune, nga ora 19:30, i shtohet edhe një emision i ri. SHOW TIME me Blerta Veselin, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’. 

Projekti televiziv i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, i paralajmëruar prej javësh përmes video-promos me Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli, që nxiti disa reagime nga personazh të njohur të showbiz-it, nis transmetimin nga kjo e shtunë në RTV Dukagjini.

Tashmë është publikuar edhe emri i projektit televiziv, sikurse dita dhe ora e transmetimit të emisionit më të ri të showbizit, modës dhe botës së spektaklit.

SHOW TIME me Blerta Veselin transmetohet nga kjo javë, çdo të shtunë, prej orës 19:30, në REPORTERI.net dhe RTV Dukagjini.

Për Blerta Veselin, bukuroshen që mbanë kurorën e Miss Universe Kosova 2020, ky emision do të jetë paraqitja e parë e saj televizive në rolin e prezantueses.

Përveç në REPORTERI.net dhe RTV Dukagjini, “SHOW TIME” do të mund të ndiqet edhe në platformat e rrjeteve sociale ‘Reporteri’ në Facebook dhe ‘@showtime.reporteri’ në Instagram.

Po ashtu, emisioni i plotë, do të transmetohet edhe në kanalin ‘Reporteri’ në YouTube, që për të gjithë ata që duan të mos e humbin rastin për ta parë të parët mjaftojnë ta bëjnë ‘SUBSCRIBE’ kanalin.

Shihemi të shtunën, prej orës 19:30, me SHOW TIME, prodhim i REPORTERI.net për RTV Dukagjini.

Beje dallimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco