Ndahet nga jeta kompozitori dhe dirigjenti, Kristë Lekaj, lajmin e jep Filharmonia e Kosovës

Ndahet nga jeta kompozitori dhe dirigjenti, Kristë Lekaj, lajmin e jep Filharmonia e Kosovës

22:04, 04/01/2021

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se janë prekur mjaft për ndarjen nga jeta të kompozitorit dhe dirigjentit, Kristë Lekaj, shkruan Syri.net Kosova, shkruan Syri.net Kosova.

Përveç punës shumëvjeçare në produksionin e Radiotelevizionit të Prishtinës, Lekaj ka punuar, pas luftës, për disa vjet, edhe me Korin e Filharmonisë së Kosovës si dirigjent dhe korepetitor.

Kristë Lekaj (1935-2021) u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra me vlerë. Me punën dhe kontributin e tij, ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur. Anëtarët e Filharmonisë së Kosovës do ta kujtojnë me respekt angazhimin e tij të çmuar në fushën e muzikës.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Krist Lekajt. Pastë dritë shpirti i tij!

*Fotografi nga koncerti i Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Fernando Briones i datës 10.03.2019 ku u interpretua premierë vepra “Rekuiem” për kor dhe orkestër, e kompozitorit Kristë Lekaj. (Autori i fotografive: Arben Llapashtica)

**Biografi e shkurtër: Kristë Lekaj u lind në Shkup më 1935. Kreu Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren, diplomoi në seksionin e teorisë së muzikës në Akademinë e Muzikës në Beograd. Për një kohë, disa vjet kishte qëndruar në Tiranë për të marrë mësime nga Çesk Zadeja, në fushën e kompozimit. Pas studimeve u kthye në Prizren, ku punoi si pedagog në Shkollën e Muzikës. Pas Prizrenit erdhi në Prishtinë, ku krahas punës pedagogjike në Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega e Muzikës, deri në pensionim, punoi në seksionin e muzikës në Radiotelevizionin e Prishtinës. Ka qenë aranzhues i shumë këngëve të muzikës argëtuese si dhe dirigjent. Opusi krijues i tij përbëhet nga një numër jo shumë i madh i veprave të muzikës serioze, ndër të cilat, poema simfonike “Trualli betohet”, “Impresione simfonike” për orkestër, “Suitë korale” për kor miks, muzika e filmit, “Proka”, “Requiem” për kor dhe orkestër e të tjera.

Posted by Kosovo Philharmonic on Monday, January 4, 2021

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco