'Më mirë të vdesësh në këmbë se sa i gjunjëzuar', Latifi kështu e kujton nobelistin e njohur

'Më mirë të vdesësh në këmbë se sa i gjunjëzuar', Latifi kështu e kujton nobelistin e njohur

19:11, 04/01/2021

Filozofi Blerim Latifi e ka kujtuar shkrimtarin e njohur Albert Kamy i cili 16 vite më parë humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik.

Latifi ndër tjera ka kujtuar edhe disa prej veprave më të famshme të Albert Kamyt, shkruan Syri.net Kosova. 

Nga disa hetime të bëra pak vite më parë, ka rezultuar se ai ishte viktimë e shërbimeve sekrete të Bashkimit Sovjetik, i cili po bezdisej shumë nga kritika e Kamysë për komunizmin, kritikë e cila kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në debatin ideologjik që zhvillohej midis dy kampeve armiqësore të Luftës së Ftohtë. Kamy ishte vetëm 43 vjeçar kur u vlerësua me Çmimin Nobel për Letërsi”, ka shkruar mes tjerash Latifi në Facebook.

Postimi i plotë i Latifit:

"MË MIRË TË VDESËSH NË KËMBË SESA TË JETOSH I GJUNJËZUAR"

Si sot, gjashtëdhjetë vite më parë, në një aksident automobilistik, vdiq Albert Kamy, njëri ndër mjeshtrat më të mëdhenj të artit letrar dhe padyshim njëri nga filozofët më të lexuar të shekullit XX. Nga disa hetime të bëra pak vite më parë, ka rezultuar se ai ishte viktimë e shërbimeve sekrete të Bashkimit Sovjetik, i cili po bezdisej shumë nga kritika e Kamysë për komunizmin, kritikë e cila kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në debatin ideologjik që zhvillohej midis dy kampeve armiqësore të Luftës së Ftohtë.Kamy ishte vetëm 43 vjeçar kur u vlerësua me Çmimin Nobel për Letërsi.

Dramat, novelat dhe esetë e tij filozofike përpiheshin nga lexuesit menjëherë sapo dilnin.

Vitin që shkoi novela e tij Murtaja u bë sërish bestsellerglobal, kuptohet shkaku i pandemisë Covid-19. Ajo mbetet njëra nga veprat më të mira që janë shkruar ndonjëherë për dramën njerëzore që shkaktojnë epidemitë. Romani "I huaji" dëshmon gjenialitetin e Kamysë si tregimtar dhe fuqinë e tij për të transmetuar ide të thella filozofike përmes tekstit letrar. Esetë "Miti i Sizifit" dhe "Njeriu i revoltuar" përmbajnë filozofinë e tij mbi lirinë e njeriut dhe absurditetin e botës.Kamy, si pak të tjerë, me thellësinë e mendimit të tij arrinë të zbërthej mekanizmat më kompleks përmes të cilëve ndodhë tradhtia e idealeve të lirisë, shndërrimi i miqve të lirisë në armiq të saj. Njëra nga bindjet e tij më të njohura është ajo e shprehur në faqet e para të "Njeriu i revoltuar": MË MIRË TË VDESËSH NË KËMBË SESA TË JETOSH I GJUNJËZUAR.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco