Kolonelin ka kush e vret!

Kolonelin ka kush e vret!

12:27, 04/01/2021

Kur e lanë mbas kodrinën e fundit dhe dolën në një pllajë që qonte te rrahat ku mrizonin bagëtia, Gazetari amerikan ndjeu sikur u lirue nga sikleti kur u ndalen te memoriali i fundit dhe turma çirrej me ato ulërimat gjithë fyerje ndër më çnjerëzorët që i drejtoheshin kufomës së Kolonelit të vrarë.

- Këto janë varret, pyeti Vlorën e çmendur?

- Nuk janë varre, po gropë coftinash, ia ktheu ajo.

 Gazetari amerikan sikur u zu ngusht. Mendja ia tha se Vlora tashmë ngatërronte gjërat keqas.

- Koloneli nuk do të ketë varr. Do të hudhet në gropën e coftinave. Kështu kanë vendosë ata që e kanë vrarë! Kjo nuk është vetëm hakmarrje, por një kërcënim ndaj atyre që shpallën tradhtarë dhe ndaj viktimave të tyre, turmës së pafund, që të mbesin përherë në atë gjendje të mjerë... Ç'e do që  në këtë botë të përhumbur, vrasësit nderohen dhe madje kremtohen deri në dalldi...

Sapo i tha këto, Gazetari amerikan i tmerruat fare, pa se si Vlera e çmendur mori ikën drejt Sukës me çirrmën ngojë: 
"Oh, Amerikë!...Amerikë!"

(Shkëputur nga romani "Mona", Prishtinë, 2020) i shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco