Bashkim Hoxha: Durrësi po përjeton një dramë të madhe. Në letërsinë shqiptare nuk e lexojmë njëri-tjetrin

Bashkim Hoxha: Durrësi po përjeton një dramë të madhe. Në letërsinë shqiptare nuk e lexojmë njëri-tjetrin

22:58, 08/12/2020

I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, publicist dhe dramaturgu i njohur Bashkim Hoxha, ka folur për shumë tema që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare.

Duke u ndaluar te letërsia e sotme dhe djeshme shqiptare, Hoxha tha se për fat të keq, kritika mungon.

‘Në letërsinë shqiptare ne nuk e lexojmë njëri-tjetrin. Ne na mungon kritika’

Duke u ndaluar te historia Hoxha tha se fatkeqësisht ajo ridimensionohet sipas interesave të politikës

‘Ne e ridimensionojmë historinë por fatkeqësisht e ridimensionojmë për interesat e politikës’

Nuk kishte se si Hoxha të mos ndalej edhe të Durrësi i tij.

‘Durrësi një qytet me histori të pasur, por sot ky qytet përjeton një dramë shumë të madhe’

Hoxha ka vlerësuar edhe Kadarenë.

‘Ismail Kadare solli një shije të re tek lexuesi shqiptar. Ai na orientoi drejt një letërsie të mirë’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco