Arsyeja pse The Weeknd u shfaq i fashuar në American Music Awards

Arsyeja pse The Weeknd u shfaq i fashuar në American Music Awards

20:26, 23/11/2020

A ju kujtohet fytyra e përgjakur e këngëtarit të njohur The Weeknd në gusht, gjatë MTV VMAs?

Të dielën, këngëtari u shfaq në MTV American Music Awards i mbuluar me fasho në fytyrë dhe me të njëjtën pamje, perfmormoi këngët “Save Your Tears” dhe “In Your Eyes”.

Por, The Weeknd nuk ishte vërtet i dëmtuar.

Në fakt, ai po dërgonte një mesazh të bazuar në muzikën e tij dhe personalitetin që po promovonte nga albumi i fundit, “After Hours”, si dhe nga filmat e shkurtër që bëri për “Blinding Lights” dhe “After Hours”.

Ai paralajmëroi njerëzit të mos i jepnin makinës në gjendje të dehur, duke iu treguar fizikisht se çfarë lloj dëmtimesh mund të ndodhin nga aksidentet automobilisitike.

“Unë nuk dua të promovoj kurrë të ecurit me makinë në gjendje të dehur, por kjo është historia”.

The Ëeeknd u fotografua me fasha në fytyrën e tij më 9 nëntor, ndërsa po xhironte një video muzikore dhe sipas Just Jared, një këngë e re po vjen së shpejti.

Në fjalimin e tij në AMA, The Weeknd ia kushtoi fitoren të ndjerit, Prince.

“Herën e fundit që e mora këtë çmim, ma dha i ndjeri Prince dhe ju e dini, ai është arsyeja që unë kam për të sfiduar vazhdimisht zhanrin R&B. Këtë çmim do doja t’ja kushtoja atij. Faleminderit.”/Marrë nga Elle/ Përshtati: K.H./Syri.net/ 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco