Pas shumë vitesh/ Telenovela e re do të rikthej në ekran William Levy

Pas shumë vitesh/ Telenovela e re do të rikthej në ekran William Levy

20:33, 21/11/2020

Pas disa vitesh larg telenovelave, William Levy ndodhet në Kolumbi për të filluar regjistrimet e versionin e ri të “Cafe con aroma de mujor” (Kafe me aromë gruaje).

Një histori në të cilën ai do të jetë protagonist, siç konfirmohet nga rrjeti Telemundo.

Ndërkohë, gjithçka tregon se në këto momente gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur për aktorin, i cili ndërsa ndjek detyrimet e tij profesionale, nuk është larguar nga familja e tij, e sidomos në këto momente, pas incidentit që pësoi nga djali i tij Christopher në fillim të tetorit kur ai kishte hipur në një karrocë golfi.

Lajmi për ardhjen e William në Kolumbi u zbulua nga aktorja Carmen Villalobos, e cila do të jetë antagoniste në këtë produksion, një adaptim modern që ka shkaktuar shumë bujë mes tifozëve në Kolumbi. Aktorja publikoi në Instagram një fotografi në të cilën shfaqen të dy, duke i dhënë një buzëqeshje kamerës, të lumtur për të ndërmarrë këtë projekt të ri që thuhet se do të dalë në 2021. "Mirësevini në Kolumbi Willy @ Willevy!/

Kujtojmë se ishte në vitin 2013 kur Levy luajti në melodramën e tij të fundit, në telenovelën “La Tempestad”, së bashku me ish Miss Universe, Ximena Navarrete . Pas bashkëpunimit të tij në atë histori, ai luajti një filmi të titulluar “Në Krahët e një Vrasësi”, një film mjaft i shikuar në Netflix, në të njëjtën kohë që ai merrej si biznesmen, duke hapur një restorant në qytetin e Miamit. 

Kur u pyet për mungesën e tij në ekranin e vogël, ai nuk hezitoi të përgjigjej. “Historitë janë romantike, edhe unë jam pak romantik dhe nuk kam qenë në gjendje të bëj diçka të tillë (telenovela) për ca kohë, por më mungojnë shumë, shumë. Mbase sepse ata e dinë që unë kam qenë i përqendruar në kinema”, zbuloi ai muaj më parë për Televisa Espectáculos .  K.H./SYRI.NET/ 

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco