Orkestra e Filharmonisë së Kosovës rikthehet me koncert pas  mbi 15 në Shkup

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës rikthehet me koncert pas mbi 15 në Shkup

09:06, 18/11/2020

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka mbajt paraqitjen koncertale në Shkup mbrëmjen e së hënës, një rikthim ky pas më shumë se 15 vjetësh përpara publikut shkupjan në Sallën koncentrale të Filharmonisë së Maqedonisë. 

Disa nga veprat që u interpretuan  nën drejtimin e dirixhentit Gridi Kraja nga Tirana janë të klasikëve shqiptarë: Çesk Zadeja (Poema Simfonike “Skënderbeu”, Thoma Gaqi (Valle shqiptare nr.2), Rexho Mulliqi (Baresha) dhe Rauf Dhomi (Uvertura “Goca e Kaçanikut”).

Koncerti u realizua në pajtueshmëri me masat në fuqi për parandalimin e koronavirusit, ku të pranishmit ishin me maska.

Së shpejti Filharmonia e Kosovës do organizojë koncertet e radhës në kuadër të sezonit 2020/2021 në Ferizaj, Prishtinë dhe Shkup. Për detaje na ndiqni në FB dhe IG.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës sonte (16.11.2020) prej orës 19:00 organizon koncert në Sallën Koncertale te Filharmonisë së Maqedonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco