Koronavirusi vazhdon kërdinë/ Vdes edhe koreografi i njohur

Koronavirusi vazhdon kërdinë/ Vdes edhe koreografi i njohur

20:20, 17/11/2020

Albert Vrapi, koreografi i njohur në qytetin e Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Elbasan janë konfirmuar pozitivë 20 raste me COVID-19, ndërsa gjashtë mes tyre janë mësues.

Në Gramsh janë testuar pozitivë 28 raste pozitive dhe është mbyllur pjesërisht Drejtoria e Postës, deri në dezinfektimin dhe marrjen e tamponit, pasi drejtori ka rezultuar pozitiv.

Pozitivë në Gramsh kanë rezultuar edhe një mësues një infermier dhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco